Çmimi i shtrenjtë i naftës, PD: Qeveria po mbron tregtarët e shumicës, pakicës dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka denoncuar sot serish cmimin e karburanteve ne Shqiperi, ne nje kohe qe te dhenat tregojne se bursa e naftës eshte 4 herë më pak se para luftës në Ukrainë, kurse në Shqipëri nafta shitet 30 lek më tepër se para fillimit të luftës.

PD akuzon Qeverine se “nuk mendon për qytetarët, por për veten dhe tregtarët e shumicës  e pakicës, pasi arkëton më shumë TVSH”.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Janë disa të vërteta të cilat ne po i bëjmë publike nga foltorja e Partisë Demokratike, përsa i përket abuzimit me çmimin e naftës në Shqipëri.

Referuar të dhënave të bursës ndërkombëtare sot nafta është 88 dollar për fuçi, ndërkohë që nafta në Shqipëri nuk njeh ulje por vijon të rëndojë akoma e më shumë të ardhurat në mbijetesë të qytetarëve shqiptarë.

Ndonëse bursa e naftës sot është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, çmimi në Shqipëri nuk njeh rënie, ajo është 30 lekë më tepër sesa para fillimit të luftës.

Rrjedhimisht, ky çmim  reflekton në shportën e konsumatorit shqiptar, i cili sot shpenzon më shumë dhe konsumon më pak.

Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.

Por nga ana tjetër ndërsa Ministria e Financave deklaron rënie të importit me 16.7% të karburanteve për 3 mujorin e dytë, INSTAT deklaron rritje të konsumit me 5.2%.

Këto dy deklarata në vetvete nxjerrin në pah se janë rreth 40 milionë litra naftë diferencë ndërmjet asaj që deklaron Ministria dhe shifrave që deklaron INSTAT.

Mos vallë qeveria në këtë rast më tepër sesa të mbrojë qytetarin me borde, duhet ta mbrojë duke reduktuar kontrabandën?

Në fund por jo nga rëndësia kryeministri Rama deklaroi se nuk ul taksat e naftës se po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë.

Sot ai e rriti çmimin e energjisë mbi 800kwh, 4.4 herë më shumë.

Atëherë ai duhet të heqë taksat dhe të ulë çmimin e naftës pasi barrën e energjisë ia kaloi konsumatorëve.

Është e qartë që qeveria nuk ka interes të reflektojë në të mirë të qytetarëve. Ajo nuk ka punuar asnjëherë për mirëqënien e tyre, madje për të krijuar terror, ajo ka fuqizuar propagandën e mashtrimit, sa për t’i hedhur sy shqiptarëve.

Por e vërteta është aty, në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar, dhe këtë qeveria nuk e mbulon dot me propagandë.

Zjarr Tv Ad