PD e Alibeajt apo e Berishës? Sula: Do i kërkoj grupit parlamentar të shkojmë para dyerve Apelit, duhet një vendim! T’i jepet fund kësaj agonie

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Apelin e kryeqytetit ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e ankimimit të PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri.

Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha i ftuar në Report Tv, se ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD-së që të shkojnë para dyerve të gjykatës së Apelit dhe t’i jepet fund kësaj agonie. Sipas Sulës vetëm vendimi i gjykatës, do të jetë edhe piknisja për bashkimin e demokratëve dhe për përballjen në zgjedhjet vendore të 2023.

‘Unë po ju them sot, në Shqipëri nuk fitohen zgjedhjet në rrugë politike. Këtu e vetmja shpresë është drejtësia. Kam shpresë që SPAK-u do të japë një shuplakë të fortë politikanëve të korruptuar. Bashkimi i PD-së do të thotë me bazë reale, por nuk mund të kërkohet tek PD një gjë e tillë. Kam bindjen se vendimin e gjykatë së Apelit po e mban peng Edi Rama. Si ka mundësi që nga 24 marsi, që i bie, që mos të shqyrtohet një çështje. Pikënisja është gjykata e Apelit. Duhet të shkojmë para dyerve të gjykatës së Apelit, t’i japim fund kësaj sage që rri e zgjatet sa më shumë agonia. Unë do i kërkoj grupit parlamentar të PD-së që javën tjetër të shkojmë pranë zyrave të gjykatës së Apelit që të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe të marrë zgjidhje. Nëse do jetë vendimi i Gjykatës tek Berisha tek Komisioni i Rithemelimit, aty jam.’- tha Sula.

Zjarr Tv Ad