Tërheqja e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë, deputeti demokrat ironizon Ramën: U “zbyth” se i trembej protestave të qytetarëve. Do ta falënderojnë…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar reagimeve pas tërheqjes së qeverisë për mos të aplikuar fashën 800 kWh të energjisë elektrike. Mes ironisë deputeti demokrat ka falënderuar Ramën për atë pjesë të popullsisë, rreth 5% që sipas tij janë oligarkët, që e kanë detyruar kryeministrin që ta heqë fashën.

REAGIMI I SULES

Faleminderit Z. Kryeministër sepse na shpëtove ne popullin nga faturat abuzive që do na vinin pas 1 Tetorit.

Këtë falënderim ta bëjmë ne pjesa e popullit të thjeshtë që jemi brenda 95% te popullsisë që nuk shpenzojmë më shumë se 800 këh, por ama falënderimet më të shumta do i marrësh nga ajo pjesë e popullsisë për të cilën tashmë t’i tregon dita- ditës që punon për to.

5% oligarki, për të cilët sot dëshmove mësa qartë që të kanë bërë presion ta heqësh nismën tënde që ti faturosh me shumë.

Përtej ironisë Rama nuk u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë mbi 800 këh as se ka rënë kërkesa për energji, as edhe se njerëzit kanë filluar që tani të kursejnë, por u “zbyth” nga vendimi i tij edhe sepse i trembet protestave të qytetarëve.

Edi Rama e dinte shumë mirë që kur të vinin faturat do të përballej me reagimin e njerëzve të cilët në këtë gjendje të keqe ekonomike do tu shtohej edhe një barrë e madhe.

Argumentet e tjera, si ato që qytetarët kanë filluar të kursejnë që tani, janë përralla dhe tallje që kryeministri i bën njerëzve, si një njeri i papërgjegjshëm që e ka humbur totalisht lidhjen me realitetin ku ndodhet vendi.

Zjarr Tv Ad