“Nuk keni parë gjë akoma”/ Shqiptarët, nën thundrën e sulltanit modern – Nga Milaim Nela

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë pak kohë pasi tha shprehjen që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë “Nuk keni parë gjë akoma” e filloi kryeministerllëkun me tentativën për të sjellë armët kimike nga Siria.

Falë reagimit të shqiptarëve si asnjëherë më parë u detyrua të tërhiqet.

Solli opozitën iraniane në Shqipëri, me të cilët ka gjetur belanë e gjithë bota, e Shqipëria e vogël që ka aq shumë halle edhe pa ata, që sipas kritereve të azilkërkuesit nuk duhej të merreshin me politikë, vertet nuk ka parë gjë akoma se ç’mund t’i ndodhë.

Ky është gati të sjellë lloj lloj dreqi e të depozitojë m***n e gjithë botës në Shqipëri, mjafton që ta lejojnë të mbretërojë.

Është gati të falë e të shesë çdo pasuri që mund të falet e të shitet, vetëm e vetëm që atë ta lënë të sulltanojë.

Ka blerë (lobuar) me paratë e mafias dhe trafiqeve shumicën e ambasadorëve të huaj me influencë në këtë vend të vogël.

Ka blerë/lobuar me para mbështetjen e fuqisë më të madhe botërore siç ështē SHBA, saqë e përdor ambasadoren e këtij shteti si “Elisat” e tij, që e shohin si Zeus.

E lustroi me bojë amerikane “Reformën në Drejtësi” dhe e shiti si të tyren, kur në fakt ishte shkruar prej tij dhe rezultoi si shkatërrim edhe i asaj drejtësie që ekzistonte dhe me krijimin e një bande prokurorësh dhe gjykatësish që mbrojnë oborrin e tij.

E ka pastruar sistemin e drejtësisë dhe administratën nga profesionistët me origjinë nga Veriu i vendit, të cilin e urren më shumë se çdo gjë mbi tokë.

Me mbështetje ndërkombëtare (të blerë) i dha dërmën opozitës dhe vendi është praktikisht nën thundrën e tij.

I fali detin Greqisë për interesa personale të tij.

Po shet dhe zhbën portin kryesor të vendit port me të cilin identifikohet Shqiperia dhe është një nga burimet kryesore të ardhurave të arkës së shtetit.

I shet rezervat energjitike të vendit për interes të banditëve të tij dhe konsumatorëve  ua shet 4-fish.

E ka futur vendin në borxh dhe boshatisur arkën e shtetit duke sajuar lloj lloj skema gjoja investimesh por që në fakt janë vetëm skema vjedhjesh flagrante.

Po bën ç’është e mundur dhe po përdor çdo mjet për zbrazjen dhe shpopullimin e vendit, saqë flitet që një e treta e popullatës ka braktisur Shqipërinë vetëm gjatë sundimit të tij. Gazetarët e dinë këtë fakt por nuk guxojnë ta thonë.

Është bërë mik për kokë i armikut më të madh të shqiptarëve, duke bërë avokatinë e tij në takimet dhe forumet ndërkombëtare në kurriz të interesave të kombit të tij.

Mbylli shkollat më të mira që kishte vendi në këmbim të mbështetjes personale nga ana e Turqisë, duke e kthyer vendin praktikisht në shtet vasal të Turqisë, pavarësisht se e kishim fituar pavarësinë prej saj para 110 vitesh.

Sillet si bashkëpunëtor i Perëndimit, por në fakt çdo gjë e bën në favor të boshtit Athinë-Beograd-Moskë.

E ka nxjerrë opozitën komplet jashtë loje duke e blerë, shantazhuar dhe demonizuar falë mbështetjes së blerë ndërkombëtare.

Opozita në institucione në terma praktikë nuk ekziston.

Opozita reale as formalisht nuk mund të marrë pjesë në asnjë institucion të shtetit të cilin tashmë e ka mirëfilli personal.

Siç po shkojnë punët, ka shumë gjasa që opozita në Shqipëri të ketë fatin e asaj në Turqi, Serbi apo Rusi.

Shqiptarëve iu a ka hequr mundesinë e votës së lirë duke e pamundësuar ndryshimin e pushtetit dhe qeverisjes me mjete kushtetuese.

Ka nën kontroll të plotë të gjithë administratën civile e shtetërore por jo vetëm atë. Kontrollon përmes sistemit kriminal të patronazhimit çdo qytetar që frymon në atë vend të varfër.

Shteti ēshtë vetëm në letër, pasi është bërë njësh me krimin dhe mafian, si në asnjë vend të globit.

Të rinj e të vjetër, të varfër e të kamur, po marrin rrugët nga sytë këmbët, sepse jeta është e pasigurtë, e ardhmja më shumë se e zymtë, e shpresa inekzistente.

Tallet me shqiptarët në çdo podium apo medium nga i cili flet…

E megjithatë shqiptarët e durojnë, e çuditërisht nuk reagojnë.

A do të zgjohen vallë ndonjëherë?

MilaimNela

29 Shtator 2022, Britani e Madhe

Zjarr Tv Ad