Zgjedhjet lokale, Fatmir Mediu: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët, primaret nuk janë zgjidhje

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ishte i ftuar në “Radari Informativ”, ku ka komentuar situatën politike në vend, por edhe atë se çfarë po ndodh brenda opozitës.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si do të dalin në zgjedhje, Mediu tha se opozita duhet të dalë me një kandidat, pasi çdo zgjedhje tjetër do t’i bënte favor kandidatit të Ramës. Ai tha se janë dy mënyrë për të zgjedhur kandidatin, dhe ato nuk janë primaret, por votimet tek qytetarët ose sondazhi.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Cili është raporti me zotin Berisha?

Mediu: “Fatkeqësisht gjithë debati bëhet rreth emrash, duhet bërë rreth bashkëpunimit politik. Ne kemi rënë dakord që është e domosdoshme të dalim me një kandidat. Nëse dalim veç e veç i bëjmë nder Edi Ramës. Si mund të dalim me një kandidat të përbashkët? Duhet të zgjedhim bashkërisht, ose të lëmë qytetarët të votojnë e të zgjedhin kandidatin”.

Xhokaxhi: I keni kapacitetet?

Mediu: “Pse nuk ka, ata që kandidojnë duhet të bëjnë një debat real. Kjo do të bëjë që opozita të jetë shumë herë më e organizuar”.

Xhokaxhi: Kjo shërben dhe si sondazh?

Mediu: “Shërben si një pedan pozitive, pasi ke konsoliduar interesat e të gjithë grupeve politike, ke dhe qytetarët të përfshirë. PD duhet të jetë e përfshirë”.

Xhokaxhi: Po mirë me PD-në dhe me PL-në e keni diskutuar, duket sikur jeni bërë çifte?

Mediu: “Duhet të konkludojmë të nxjerrim një kandidat të përbashkët. Kemi diskutuar me deputetë. Por nuk kam diskutuat me zotin Berisha. Pra ka dy rrugë ose me votim ose me një sondazh”.

Xhokaxhi: Ju jeni nga politikanët që keni marrëdhënie shumë të ngushta me SHBA-të, keni një opinion për mendimin e tyre për politikën shqiptare.

Mediu: “Çdo ambasador ka nuancat e veta, por përfaqëson vendimet e shtetit. Ajo e tha dje që respekton vendimin e DASH. Ajo që duhet të kuptojmë ne si opozitë është se kemi një shtet që nuk funksionon më, kemi një ekonomi që nuk funksionon. Ka shqetësim për influencën e krimit në vendin tonë. Në këtë pikëpamje ne si opozitë duhet të kalojmë problemet me njëri-tjetrin. Në nuk duhet të shikojmë ku do jemi ne, por ku do jenë qytetarët shqiptarë”.

Zjarr Tv Ad