Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje e masën e sigurisë për personat e akuzuar për mashtrime me skemën e TVSH.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se gjykata vendosi që për katër të akuzuar të mbetet në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, për dy të akuzuar është vendosur masa “Arrest shtëpie”, ndërsa i akuzuar Anxhelo Ruçi ka marrë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Masat e sigurisë sipas vendimit të gjykatës:
Amarildo Hasrama, vijim i masës së sigurisë “Arrest me burg”
Besim Ruçi, vijim i masës së sigurisë “Arrest me burg”
Anxhelo Ruçi zëvendësimi i masës së sigurisë “Arrest me burg” me “Detyrim paraqitje”.
Bledar Gupe zëvendësim i masës “Arrest me burg” me “Arrest shtëpie”
Xhersi Sulaj zëvendësimi i masës “Arrest me burg” me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”
Ajet Aluku, vazhdim i masës së sigurisë “Arrest me burg”
Nelit Mihola vazhdim i masës së sigurisë “Arrest me burg”
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës nisi dy ditë më parë hetimet për 13 subjekte me aktivitet të ndryshëm në kryeqytet, pasi dyshohet përmes një skeme mashtrimi me TVSH-në i kanë shkaktuar shteti një dëm ekonomik mbi 3 milion Euro. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë të përshirë edhe zyrtarë, për të cilët vijon hetimi.