“14 muaj hakerim, pse shqiptarët mos të dinë ç’bëhet?”/ Noka: Po asgjësohen të dhëna mbi drejtues policie, u japin qytetarëve “valium” dhe bëjnë show

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar për mediat se drejtori i SHISH nuk tha asgjë që është sekrete dhe se nuk mund të vazhdohet me 0 transparencë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Noka theksoi se në publikimin apo prekjen e të dhënave, nuk kanë gisht vetëm iranianët por edhe hakerat qeveritarë, duke shtuar se opozita ka indicie për asgjësimin e shumë informacioneve mbi drejtues policie në vend.

Noka: Drejtori i komanduar i SHISH nuk tha asgjë që është sekrete, prej 14 muajsh janë hakeruar asistemet digjitale të vendit, u konfirmua fakti që është hakeruar sistemi MEMEX dhe TIMS që cenon rëndë sigurinë kombëtare.

U konfirmua që hakerat jo vetëm të shtetit islamik vijojnë sulmet dhe të kontrollojnë të dhënat. Transparenca 0, po bëjnë show politik, qytetarëve u hidhet valium që të mos kuptojnë asgjë. Kërkesa jonë është kjo, duke qenë se armiqtë tanë kanë çdo të dhënë pse mos ta dinë shqiptarët çfarë është bërë me sekretet e tyre private?

Në sistemet e policise, jo vetëm hakerat iranianë por edhe ata qeveritarë kanë hyrë për të asgjësuar të dhëna sekrete për drejtues të policisë, kemi indicie.

Zjarr Tv Ad