“Boll i sorollatët me letra”! Braçe thirrje ministres së Bujqësisë: Jepuni bujqve paratë e grurit, është koha për plug

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë  Socialiste, Erion Braçe, i ka bërë thirrje qeverisë që t’u jap bujqve ndihmën e premtuar, lekët për mbjelljen e grurit dhe jo t’i sorollatin me dosje të tëra me  letra. Në një postim në Facebook,  ai shkruan se tani është koha për plug dhe jo për jo për letra apo dhjetëra dokumennte që bujqërve iu kërkohën për aplikim nga Ministria e Bujqësisë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

JEPUNI BUJQVE

LEKET E GRURIT!

BOLL ME SOROLLATJE;

ESHTE KOHA PER PLUG,

JO PER LETRA!

Te shohesh bujq me dosje te tera me letra, eshte transformimi me i madh i bundshem qe kjo Ministri Bujqesie ja doli ta bente; NGA BUJK NE BUROKRAT! Kulmi!

  1. Certifikate pronesie per token ne pronesi;
  2. Harte kadastrale te parceles se vetdeklaruar per grure;
  3. Aktmarreveshje-kontrate noteriale per token e marre me qira;
  4. Nese nuk ka kontrate noteriale, nje aktmarreveshje te firmoaur nga palet;
  5. Certifikim nga njesia e pushtetit vendor per cdo parcele te marre me qira;
  6. Certifikate pronesie ose AMTP-fotokopje te parceles se marre me qira;
  7. Harte kadastrale te parceles se marre me qira;
  8. Qirradhenedhi prezent ne njesine vendore;
  9. Karte identiteti te qirradhenesit

NJE DOSJE E TERE PER CDO PARCELE-DISA TE TILLA TE MARRA ME QIRA!

DONI ME?

Edhe nje here si shume here ne dy muajt e fundit ose sic ne skemen e naftes:

QIRADHENESI NUK ESHTE KETU, ESHTE NE EMIGRIM!

Nuk jane ministra, zevendesministeq, drejtore, nepunes zyrash qe te jene ketu!

QIRADHENESI NUK E KA LENE KARTEN E IDENTITETIT KETU,

E KA ME VETE!

Kuptoni apo jo?!

Ne zyrat e AZHBR ne Lushnje kishte sot bujq edhe me 8 hektare, nje pjese e rendeishme me qira; Shpetim Bruka nga Bicukeza/Divjake ky;

Gezim Topanxha nga Xeng/Divjake po ashtu; tani shoh qe me ka shkruar Indrit Nushi nje bujk i ri ne Gradishte/Divjake me 10 hektare po ashtu!

HIQNI DORE NGA BUDALLALLEKU I BUROKRACISE DHE JEPUNI NJEREZVE PARATE E GRURIT!

Zjarr Tv Ad