Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot familjen e Martin Jakut në Bubq të Fushë-Krujës, banesa e të cilit u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryefamiljari Martin Jaku është shprehur se nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Ata jetojnë në një kasolle, të cilën thonë se ua kanë siguruar persona të tjerë.
Berisha tha se qeveria shqiptare ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro, por i kanë shpërdoruar dhe i kanë përvetësuar sipas dëshirës së tyre.
Sipas ish-kryeministrit, me këto fonde mund të rindërtoheshin të gjitha banesat dhe pallatet e dëmtuara.
“Ju më përmalluat mua kur pashë gjendjen tuaj. Do bëjmë gjithçka për ju. Ndihmën më të madhe e japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt. Ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 mld euro poir i kanë shpërdoruar sipas qejfiut dhe jo sipas nevojës. Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar. BE i dha fonde, vendet mike i ndihmuan shqiptarët. Por këta u vërsulën si të pangopur në abuzimin, në blerjen e votave” – tha Berisha