Pas Valdrin Sahitit, Beyonce vishet nga një tjetër stiliste shqiptare për klipin e saj

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PANORAMA PLUS/ Stilistja e njohur Lena Berisha, ka arritur tashmë një sukses të madh ndërkombëtar me krijimet e saj të jashtëzakonshme.

Dizajnerja nga Przreni ka pasur fatin të veshë me krijimet e saj artistë të mëdhenj të botës si këngëtarja Bebe Rexha, Cardi B edhe shumë personazhe të tjerë.

Së fundmi Lena i ka surprizuar të gjithë pasi ka zbuluar se është përzgjedhur nga mbretëresha e popit Beyonce.

“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes për klipin e saj të Tiffany & Co dhe dukej e mrekullueshme. Fustani mjaft i veçantë dhe i shndritshëm, është një krijim të cilin Berisha e ka zbuluar edhe më parë dhe tashmë u vesh nga ylli i muzikës.

Kujtojmë se Beyonce ka zgjedhur të vishet dhe nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Artistja u shfaq e veshur më një fustan të kuq të krijuar nga dizajneri në “Grammy Awards”.

Zjarr Tv Ad