Dialogu Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç pritet të takohen këtë muaj

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pritet të takohej gjatë këtij muaji. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evropian se “pritet që gjatë muajit tetor të ketë një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit”.

Por ai theksoi se “kjo ende nuk është konfirmuar”, sipas Telegrafi.

“Pritet që gjatë muajit tetor të organizohet një takim por ende nuk është e konfirmuar”, tha Bislimi.

Takimi i fundit mes dy liderëve është mbajtur më 18 gusht të këtij viti, ndërsa në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përveç Bashkimit Europian, janë përfshirë SHBA, Gjermani e Francë.

Zjarr Tv Ad