Deputetja e PD, Grida Duma ka ngritur në Kuvend shqetësimin e pedagogëve shqiptarë të cilët kanë nisur protesta dhe kërkojnë rritje pagash dhe rritje të fondit për kërkimin shkencor.
Duma në fjalën e saj tha se me aq fonde sa janë përcaktuar për satelitët që do kapin ndërtimet pa leje, mund të bëhen së paku tre biblioteka të mira për universitetet.
“6 milionë për të marrë dy ufo satelitë për të kap ndërtime pa leje. Me 6 milion së paku 3 biblioteka të mira për 3 universitete. Pedagogu sot po kërkon pagën që të mos emigrojë, që të jetoje se pedagog ende jo 1500 euro por nuk e bën dot as me 2 mijë euro me nivelin që kërkon universirteti për të qenë konkurues.
Kërkohet vetëm sa niveli i Kosovës. Por përsëri nuk është pedagog, se është nëpunës që do të mbijetojë. Pedagog është të ketë fond dhe të botoj në revista me faktor impakti. Të bësh këtë të paguan Universiteti. Shqipëria ka zero pagesa. Duhet të paguash 400 euro për të botuar. Për të marr pjesë në 5 konferenca, shkon më shumë se dy muaj pagë. Ka pedagogë që kanë ardhur nga Franca dhe u është dashur 6 vite këtu që të kërkoj njohjen e PHD e Paris 8. Shqipëria kjo,” tha ndër të tjera deputetja demokrate.