Juristi dhe analisti politik Ylli Manjani e ka përmbledhur shkurt me stilin e tij ironik dhe therës, “vizionin ekonomik” dhe modelin e zhvillimit të qeverisë së Edi Ramës: Shqipëria azil!
“Nuk marr vesh shumë nga shifrat por dy gjëra më kanë mbetur në mendje, – shkruan Manjani në Fb.
1. Buxheti vjetor i shtetit është diku tek 4 miliard euro. Rreth 4 miliard është edhe paraja informale plus remitancat që qarkullon paralelisht. Po aq i hyjnë ekonomisë kombëtare në formën e borxhit publik. Pra shpenzohen 3 buxhete paralele dhe vendi mezi ecën…
- Çdo cent reminancë që hyn në ekonominë kombëtare, kombi e harxhon për të blerë ushqime jashtë Shqipërie. Pra, eksportojmë fuqi punëtore për të ngrënë. Pra nuk prodhojmë as për të ngrënë vetë, kaq njerëz sa kemi mbetur.
Shkurt muhabeti vizioni ekonomik është “Shqipëria azil”. Modeli ekonomik bazohet në sentencën: kush punon ha, kush rri, ha e pi.
Dhe duam demokraci dhe shtet të drejtë..!!! Pa u përmbysur kjo mendësi dhe pa ndërtuar një vizion e model tjetër ekonomik,nuk kemi gjë në terezi.