Ish-deputeti socialist kundër kandidimit të Veliajt për Bashkinë Tiranë: Duhen njerëz të rinj

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti socialist, Ervin Bushati, ka deklaruar nuk e sheh të asryeshme që Erion Veliaj të ketë një mandat tjetër për kreun e Bashkisë. Gjatë një interviste në Studio Live, Bushati është shprehur se duhen provuar edhe njerëz të rinj edhe për kryeqytetin.

Sipas Bushatit, bashkia nuk duhet të shihet më si një trampolinë për të kaluar në Kryeministri.

“Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Që s’ka garë kjo dihet dhe e ka një mandat të sigurt. Do marrë 85% të popullatës, s’ka sfidë në këtë pikë. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu. Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër”, tha Bushati.

Bushati theksoi se bashkia mund tu kishte shërbyer edhe më mirë qytetarëve.

Ndër të tjera, Bushati u shpreh si sigurt për fitoren e PS në zgjedhjet vendore.

“Opozita e ka të vështirë të marrë bashkitë kryesore. Po kërkon që në reformën territoriale të shtojë bashki, të davarisë idenë e humbjes. Kanë për të marrë bashki të nivelit të tretë. Përveç Shkodrës që e kanë dhe do vazhdojnë ta mbajnë mesa duket”, tha Bushati

Zjarr Tv Ad