Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu ndalua hyrja në Kosovë dhe pjesëmarrja në ceremoninë e shugurimit të patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës.
“Bëhet fjalë për shkelje brutale të marrëveshjes, si të asaj për lirinë e lëvizjes, ashtu edhe të ujdise për vizitat zyrtare, e cila parashikon procedura të thjeshtuara për vizitën në Kosovë e Metohi të kryenegociatorit në dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftimin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
“Vizita ishte e paralajmëruar duke respektuar ujditë e arritura”, vijon më tej njoftimi, ndërsa paralajmërohet se do të informojnë Brukselin zyrtar dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë për shkelje brutale të marrëveshjeve.