Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann nuk ka pranuar të komentojë fjalimin kritik të kryeministrit Rama një ditë më parë në Këshillin e Evropës.
Në konferencën e përbashkët me ministren Balluku, të cilës i dorëzoi edhe Progres Raporton, ambasadorja u shpreh se me rëndësi është rruga që tregon raporti për të ndjekur Shqipëria drejt procesit të integrimit.
Pyetje: Rama ishte në Këshillin e Evropës, ku prezantoi rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, fjalimi i tij u kritikua. Ju e quani të tepruar?
Ambasadorja e BE: Meqë po flisnit edhe për Këshillin e Evropës, nuk duhet që të komentoj unë për këtë çështje, sot është e rëndësishme që raporti është miratuar dhe tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria, tek kjo gjë duhet të përqendrohemi sot. Tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport.
Kujtojmë që dje, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Këshillit të Europës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për rihetim.
Me tone kritike, Rama i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rrëzimin e rezolutës së një 11 viteve më parë, mbi bazën e së cilës u ngritën akuzat për trafikim të organeve njerëzore ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paraardhësit e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare në seancë kryeministri i akuzoi se miratimi i rezolutës së bazuar në raportin e Dicky Marty, në atë kohë anëtar i Asamblesë Parlamentare të KiE-së në 2011 ishte një dështim i politikës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
“Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar në mirëbesim një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, pikërisht duke vepruar për t’i mbështetur ato të dyja. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, aspak. Jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë”, u shpreh Edi Rama. Viktima e parë e shtrembërimit të asaj që e quajti një lajm të rremë të ekzistencës së një shtëpie të verdhë në Mat ku bëhej trafikimi i organeve njerëzore, ishit ju, – tha Edi Rama, – dhe më pas ishudhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur specifikisht ish-Presidentin Hashim Thaçi.