“Kolegji turk u mbyll me një të rënë të lapsit”, Kushi i përgjigjet deputetes së PD-së: S’është zbatuar ligji! Shteti nuk është PS, por…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar me debate dhe diskutime seanca e sotme plenare mes deputetes Ina Zhupa dhe ministres së Arsimit Evis Kushi, për mbylljen e kolegjit turk. Kushi iu përgjigj, deputetes Zhupa duke u shprehur se për këtë çështje është respektuar ligji.

“Gjykata e ka thënë fjalën e parë. Shteti nuk është PS që hidhni baltë, janë institucionet. Ka rezultuar mosrespektimi i standardeve të higjienës. Ky institucion dhe shumë të tjerë kanë pasur vlerësime, por kjo nuk do të thotë të mos respektohet ligji. Ligji do të respektohet për të gjithë”, tha Kushi.

Nga ana e saj Zhupa tha se shkolla është mbyllur pas urdhrave që jep kryeministri Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit vasal, ndërsa shtoi se interesi i fëmijëve duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.

Zjarr Tv Ad