Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend, foli për fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur në Asamblenë e KiE-së. Gjekmarkaj tha se Kosovës i kemi borxh jo vetëm tradhtinë në 1945, jo vetëm masakrën e Tivarit, por për dekada pati heshtje e frikur nga terrori i verbuar dhe nga opiumi ideologjik.
Më tej shton se fjalimi i Ramës në asamble, nuk mund të kritikohet lehtë pasi sipas tij kishte një nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre.
Fjala e nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
Do të ishte mazokizem, një e pavertetë turpëruese nëse ne shqiptarët e Shqiperisë zyrtare akuzojmë njëri-tjetrin që nuk e duam Kosoven!
E ënde shumë më tepër nëse përgenjeshtroheshim nga fakte që do të na nxirrnin si dëmtues të kauzave të saj.
Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend të mbaj këtu një leksion patriotizmi as letërsie, se zakonisht besoj më shumë tek gjërat që nuk thuhen e tek monumentet që mbeten, ndaj pak më poshtë do ju kujtoj kater të tillë.
Ndonjëherë letërsia më ndihmon për të udhëtuar tek zanafilla e krijimit të identitetit tonë ashtu siç politika më shërben si teleskop për të kuptuar kush investon në shpërbërjen e tij dhe përse ?!
Vështirë të harrosh Mitrush Kutelin e Poemit Kosovar të vitit 1943 kur i vikaste kujt të mundte kur në udhëkryq dukej fati ynë i përbashkët!
“Shaban Baba
Destan vëlla
Jam kosovar
pra jam shqiptar:
Zot e krenar,
– Zot e bujar
mbi këtë Dhe
q’e e kam si fe”
Lasgushi i cili përlotej për Kosovën tek recitonte vetveten përkundruall liqenit që i uni pat qenë dhe tokat ndante.
“Kosova që bën sulm në zjarr
Posi dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadhërimtar
Gjergj Kastrioti vetë”
Apo Ismail Kadare në vitin 1982 kur rinia e demostratave shtypej me tanke të cilin vetëdija e ekzistencës tek Gjergji e shpie !
“Por koha kurrë s’vjen përgjysmë,
Natë e masakrës vetëm s’mbërrin,
Se pas Dushanit car të frikshëm
Rrufeshëm Skënderbeu arrin.
S’kish dëshmitarë, TV nuk pati
Zinxhiri i tankut kur ju griu,
Por retë e globit veç ju panë,
Ndërgjegje e botës te ju mbërriu, ”
Dhe në fund dëshmitarin e epërm të Kosoves Ali Podrimjen një bard i orakull i patejkalueshem i tokës së tij
“Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan:- më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt”
E di do thoni po ky ç’pati, poezi e di politikën, sallën e kuvendit klub vjershash?
Jo për asnjë çast nuk e kam këtë naivitet. Edhe pse dua, realiteti e kësaj salle ma pengon.
Dua t’ju kujtoj se Shqiperine dhe Kosoven atë qe ka filluar tek loti si robëri e gjaku si liri e kane bërë të paret poetet, më pas luftaret e diplomatet dhe në fund i kanë kthyer të dyja në milet bahçe personale politikanet.
Dashurinë për Kosoven njerëzit e heshtur të ketij vëndi e kanë perjetuar herë si dhimbje e herë si gëzim, herë si faj e herë si mungesë,herë si brengë e herë si krenari herë si copëtim trupi e në fund të historisë si fitore !
Ajo që ne i kemi borxh Kosoves nuk është vetem falja per tradhetinë e 1945, për brigadat partizane që u bënë një me ato të Titos për të shtypur rezistencen e Shaban Polluzhes me shoke, jo vetem per masakren e Tivarit, ku mijera djem lulet e Kosoves kaluan per territorin e shtetit tonë per tu vrarë në Mal të zi dhe ne heshtem per dekada të frikur nga terrori e të verbuar nga opiumi ideologjik,
Jo vetëm kur i quanim miq kosovaret e vëllezër kinezet, as vetëm për spiunimet që ju bënim intelektualve të tyre kur vinin këndej, e sigurisht as për burgosjen si mikpritje kur kalonin kufirin në kërkim të lirisë në shtetin amë, as për përbuzjen krahinore e dialektale që shpesh e shfaqem në media e spektakle, as vetem per termin malok, për kundërvënien ndaj Adem Demaçit ndaj prijësit Ibrahim Rugova, as për etiketimin e tij tradhtar nga ministrat shqiptar, duke ndarë atë populli i Kosovës kishte bashkuar vetëdijen e tij e shumë më teper se kaq per trajtimin e Kosoves si gur shahu në lojën e përditshme politike, abuzimin me të per kredo politike, akuzat në lidhje me të se kush është patrioti e kush tradhtari për ti vënë stërkëmbës kundërshtarit me emrin Kosove e kosovar në gojë si salsiçe apo suxhuk, dëshira për ti përdorur politikanet e saj, shkrimtarët e saj si mbështetje politike në Shqipëri, drekat e darkat me ta po kaq.
Ne e kemi ndihmuar Kosoven tash 32 vite sa e si kemi ditur, i kemi pritur ata gjatë eksodit biblik sa kemi mundur edhe pse te rraskapitur per vete e po në të njëjten kohe politikani shqiptar është munduar ti vjedhe imazhin Kosoves dhe si qeleshe patriotizmi ta vendose në kokën e vet me cepa.
Ndoshta për këtë Kosoves ti kërkojme falje.
Nuk besoj shumë tek folklori, fuqia dhe larja e gojës së rezolutave tona që shpesh duken si decibao kineze të revulucionit kulturor kinez por do ta votoja një të tillë si falje për dëmet dhe hipokrizinë.
Dje në asamblene e këshillit të Europës u fol per Kosoven dhe kjo tregon që Kosova është shenjë në ndërgjegjen e tij.
Foli dhe Kryeministri i Shqiperisë i cili është kundershtari im politik, që çdo ditë që ai qeveris këtë vënd e konsideroj tejkalim të së drejtes, por fjalimi i tij atje per raportin e Dik Martit nuk mund të kritikohet lehtë, ndoshta më i kalkukuari që ai ka mbajtur, por nga ana tjeter në keto 9 vite ai ka mardhënjet më të keqia me Kryeministrat e Kosoves dhe nje nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre.
Ne vajtuam në zemër për tragjeditë e mëdha të Kosoves, për heronjtë e saj si Adem Jashari e shumë të tjerë, dhuruam armë e çka mundem por tentuam edhe tu vjedhim fitoren edhe tu pengojme marrveshjete ndonese e gjetem forcen te brohorasim një komb një qendrim. Edhe sot ne e kemi këtë fuqi që nga kjo salle bazike e politikës të brohorasim “Një komb një qendrim gjithmonë ”
Frustim i madh ta pranosh, por nga viti 1974 deri në vitin 1982 Shqiperia me Kosovën në nivel akademik e kulturor kanë pasur mardhënje me intensive se sot.
Çfarë na pengon sot?!
Thyejmë arra me gojë gjithë ditën për patriotizëm, nacionalizëm, çojmë dorën me allti tek këndojme xhamadani via via jam Kosova jam Shqipëria por bashkëpunimi mes Universiteteve tona është i ulët, e Open Ballkani i atakuar nga politika gjermane i ndjell Kosovës rrezikun e ri të vasalitetit.
Kosova nuk ka nevoje per paternalizëm, as per folklor, për hipokrizi e përdorim jo e jo, po së paku për ortak të ndershëm po se nje fjalë e urtë popullore thotë , vllau kur rritet të bahet ortak, në fisin e madh të rraces shqiptare!
Faleminderit !!