Shisnin telefona të kontrabanduar, arrestohen 3 të rinj, sekuestrohen 65 aparate celulare

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:

– M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad