“Faleminderit për lumturinë që më jep”/ E ka mbajtur të fshehtë prej disa kohësh, këngetarja shqiptare zbulon për herë të parë partnerin e saj

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PanoramaPlus.al/ Këngëtarja e njohur Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe konfirmoi zërat se ishte fejuar.

Sot partneri i saj i cili quhet Eli, feston ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka bërë urimin e ndjerë për partnerin e saj duke zbuluar kështu për herë të parë dhe identitetin e tij.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, Barbana i dedikoi partnerit fjalët më të ëmbla:

“Sot eshte ditelindja jote dashuria ime dhe shoku im me i mire!Uroj te te buzeqeshin syte, zemra dhe shpirti gjithe jeten! Faleminderit per lumturine qe me jep dhe e ndajme bashke si cdo gje tjeter! Edhe 100 vite!Love you”- shkroi ajo.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Këngëtarja prej kohësh po e mbante të fshehtë identitetin e tij.

Zjarr Tv Ad