Grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë depozituar sot në Kuvend projektligjin për lustracionin.
Në lidhje me këtë, Alibeaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku tha se Gabimi më i madh nuk është rënia në kllapi, por moszgjimi prej saj.
Alibeaj siolli në vëmendje rezolutën 1096 e Asamblesë Parlamentare ët Këshillit të Europës, ku thuhet se rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta dhe se në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut.
Në rezolutë shtohet se rastin më të keq, rezultati mund të jetë “rivendosja e butë” e një regjimi totalitar, apo përmbysje me dhunë e demokracisë së re.
Deputeti i PD sqaroi se sipas tij institucionet shqiptare kanë mbetur pa reagim në lidhje me një situatë të tillë.
Postimi i plotë:
- KOMUNIZMI NË SHQIPËRI 👇
👉 34 135 të burgosur për arsye politike.
👉 59 009 të internuar.
👉 7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak.
👉 984 të vdekur në burgjet e komunizmit
👉 6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq
👉 308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat,
👉 mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot!
II. EUROPA PËR KOMUNIZMIN NË SHQIPËRI 👇
Rezoluta 1096 e Asamblese Parlamentare
3. Rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta. Në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut. Në rastin më të keq, rezultati mund të jetë “rivendosja e butë” e një regjimi totalitar, apo më keq një përmbysje me dhunë e demokracisë së re. […]. Çelësi i bashkëjetesës paqësore dhe një procesi të suksesshëm tranzicioni qëndron në arritjen e ekuilibrit delikat të ofrimit të drejtësisë pa kërkuar hakmarrje.
11. Lidhur me trajtimin e personave që nuk kanë kryer asnjë krim që mund të ndiqet penalisht […], por që megjithatë kanë mbajtur poste të larta në ish-regjimet totalitare komuniste dhe i kanë mbështetur ato, […] disa shtete e kanë parë të nevojshme futjen e masave administrative, si ligjet e lustracionit apo dekomunistizimit. Qëllimi i këtyre masave është të përjashtojë këta persona nga ushtrimi i pushtetit qeveritar nëse nuk mund t’u besohet se do ta ushtrojnë atë në përputhje me parimet demokratike, pasi ata nuk kanë treguar asnjë përkushtim apo besim në to, në të kaluarën dhe nuk kanë interes apo motivim për t’a bërë tani.
12. […], këto masa mund të jenë në përputhje me një shtet demokratik nën sundimin e ligjit nëse plotësohen disa kritere. Së pari, fajësia, duke qenë individuale, e jo kolektive, duhet të provohet në çdo rast individual – kjo thekson nevojën e zbatimit individual dhe jo kolektiv të ligjeve të lustracionit. Së dyti, duhet të garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajësisë derisa të provohet fajësia dhe e drejta për t’u ankuar në gjykatë.
Hakmarrja nuk mund të jetë kurrë qëllim i masave të tilla dhe as nuk duhet të lejohet keqpërdorimi politik apo social i procesit të lustracionit që rezulton. Qëllimi i lustracionit nuk është të ndëshkojë njerëzit e supozuar fajtorë – kjo është detyrë e prokurorëve që përdorin ligjin penal – por të mbrojë demokracinë e saposhfaqur, prej tyre.
III. SHQIPTARËT PËR KOMUNIZMIN 2022 👇
❓❓❓❗️
GABIMI MË I MADH NUK ËSHTË RËNIA NË KLLAPI, POR MOSZGJIMI PREJ SAJ