Në Norvegji prej vitesh pas kërcënimeve ndaj tij, gazetari shpall kandidaturën në primaret e PD në Gjirokastër: Do kandidoj për kryebashkiak, ju mësoj se…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Telnis Skuqi ka shpallur kandidaturën e tij për primaret e PD-së në Gjirkoastër ku synon të fitojë zgjedhjet në mënyrë që të kandidojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ai tha se do t’i mësonte PD-së se çfarë është fjala i “pazëvendësueshëm”.

Postimi i Skuqit:

Mirela Kumbaro, përfaqësuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, është në drejtën e saj të thotë: “Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, vetëm Edi Rama është i pazëvendësueshëm”, -deklaratë e shprehur në ligjeratë të drejtë të premten e javës që sapo lamë pas, gjatë një «Takim zjarr me @etjen.xhafaj dhe me grupet e komunikimit digjital te Partise Socialiste te Qarkut te Gjirokastres – qe u mbyll me nje buqete te fuqishme “selfies”» [citat nga Mirela Kumbaro].

Prandaj unë kam vendosur të shpall kandidaturën time për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, madje të nis qysh sot betejën për të fituar primaren tek Shtëpia e Lirisë.
Për një gjë jam i sigurt: Kumbaros do t’i mësoj se çfarë është ndryshimi, ndërsa PD së Gjirokastrës do t’i mësoj se çfarë është fjala i pazëvendësueshëm.

Kujtojmë që Telnis Skuqi jeton në Norvegji prej vitesh ku ka fituar të drejtën e azilit politik pas kërcënimeve që kishte marrë pas investigimeve në Gjirokastër për parcelat e hashashit.

Zjarr Tv Ad