Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, tha se ligji i miratuar dje në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit, është si shprehja popullore “u mbars mali dhe polli një mi”.
Duke bërë ironi me një video të Ramës me breshkat në zyrën e tij, Meta tha se uron që ky “mi”, ta ndihmojë kryeministrin me frymëmarrjen për betejat që do të vijnë.
Ilir Meta: Në 24 korrik e la detyrën i përshëndeti të gjithë me shqiponjën e në 25 korrik nisi fluturimin e tij. Shqiponjat fluturojnë gjithmonë lart.
Për këtë ligjin që kanë bërë këta mbrëmë dihet nga të gjighë u mbars mali polli një mi thotë populli.
E këtu mali u mbars në 25 korrik me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës se unë kam qenë në një festë familjare e meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë para.
Meta është cdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i PL do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor.