Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kërkesat e pedagogëve për rritje pagash teksa ka sulmuar edhe një herë tjetër kreun e Sindikatës, Sandër Kovaçin duke e quajtur Shik-s.
“Kujt i janë rritur më shumë pagat? Pedagogëve, askujt me përjashtim të policisë, një pjese të punonjës së bazës, askujt sa i janë rritur pedagogëve.
Çfarë duan ata? 15%, 7% qeveria 8% i rritën vetë se janë autonomë.
Ka fakultete të tëra që nuk e kanë ndërprerë mësimin, këta janë një pakicë nën drejtimin e një Shik-si një figure të SHIK-ut që e thotë me krenari që ka qenë në Shik, le të jetë krenar sa të dojë se nuk kemi cfarë bëjmë e të një grushti të një grupi, të një turme që nga foltorja del në dyert e universiteteve e bën shfaqje sikur brenda po bëhet nami.
Rritja e pagave nuk është e mjaftueshme për të thënë rrini të qetë tani e mos kërkoni se nuk ka për të ndenjur të qetë ndërkohë që lufta ka sjellë një inflacion por nga ana tjetër ne kemi inflaiconin më të ulët në rajon se jemi vendi ku cmimi i energjisë është jo vetëm ai që ishte para luftës, kur unë dola e thashë që jemi para një krize të madhe energjitike”. tha Rama.