Akuzat për financimet ruse të PD/ Rama: I hëngrën bashkë të tërë e tani rrinë ia shohin njëri-tjetrit. Do dëgjojmë të tjera

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish akuzat ndaj PD për financime nga Rusia.

Rama paralajmëroi se do të dëgjohen të tjera akuza teksa tha se “këta janë të zhytur komplet të tërë”.

“Hijenat tona janë në shërbim të anës së keqe të këtij basti. Kur kemi dalë e kemi thënë që PD financohet nga para ruse, u hodhën të gjithë përpjetë janë sajesa të Soros, sajesa të regjimit, klithma të Ramës që është në ikje e sipër, unë u bëra kaq vjet në ikje e sipër.

E kur sot ajo që ne thamë na del në raportin e CIA e këta fillojnë jo unë nuk dija gjë. Si ajo historia e atij me qershitë që hëngri e hëngri e pastaj kur u zgjua rrinte shihte është lagur kjo apo ajo.

Njësoj i hëngrën bashkë të tërë e tani rrinë ia shohin njëri tjetrit kush e kishte të lagur e kush e kishte të palagur. Ata janë të tërë të zhytur, komplet e ajo nuk është e gjitha, e sot historia e gjithë lidhet.

Pse na dolën partë e rusëve me PD për cfarë mund ti japin rusët para PD? Vetëm për një gjë, për të bërë gjullurdi prapë.

Do dëgjojmë të tjera se s’ka se si të jetë ndryshe e kështu do ndodhë e vërteta vonon por nuk harron. Por është e dhimbshme që dhe në një kohë si kjo ne nuk jemi bashkë për të mos u ndarë tek faktet, si një popull dinjitoz”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad