Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dorian Teliti ka hedhur akuza në drejtim të projekt-buxhetit 2023 të hartuar nga qeveria e Edi Ramës.
Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm, ndërsa për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do japë tre herë më pak fonde në total.
Postimi i plotë:
Projekt-Buxheti 2023:
🔸Për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm.
📌Për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do japë tre herë më pak fonde në total.
Në Shqipërinë tonë, po pate ndonjë PPP, paratë i merr kokërr më kokërr, edhe po të jesh në arrati madje, ndërkohë që po të jesh i varfër, i papunë dhe të mos kesh mundësi të vendosësh as bukë të thatë në tavolinë për fëmijët…të harrojnë 4 vjet e të kujtojnë vec 4 javë përpara zgjedhjeve.