Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi shprehet skeptik në lidhje me bashkimin e kësaj force politike, përmes negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit. Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se bashkimin e partisë e sjell vota dhe demokratët.
“E shikoj Partinë Demokratike me pak probleme siç ka qenë shpesherë, vetë për natyrën e saj sesi është themeluar Partia Demokratike, mbi bazën e debateve dhe diskutimeve, e shikoj të bashkuar dhe me pak probleme. Grupi Parlamentar nuk është Partia Demokratike.
Që të jem i sinqertë, nuk pres asgjë personalisht, kam qenë skeptik që në fillim të këtij dialogu midis dy kolegësh , duke pasur parasysh se si sillet zoti Bardhi dhe kolegët që e mbështesin, e quaj një hiprokizi, thjesht për të marrë pak oksigjen te demokratët. Nuk mund të bëhet bashkimi nëpërmjet deputetëve, bashkimin e bën vota dhe demokratët”, theksoi ai.