Marrëveshja e PD-PL, Hajdarmataj: Të bashkohemi në një front përballë Rilindjes që vjedh dhe varfëron Shqipërinë, gratë dhe vajzat ti bashkohen garës për primare

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj ka qenë në një lidhje “Skype” për Faxnews për të folur mbi marrëveshjen e nënshkruar sot mes PD dhe PL.

Kjo marrëveshje sipas saj ka një qëllim kryesor, bashkimin kundër kampit që po shpopullon Shqipërinë, duke iu referuar Rilindjes.

Ndërkohë Hajdarmataj, e cila ka shprehur ambicien për të marrë pjesë në primaret e Tropojës, iu bëri thirrje grave dhe vajzave që ti bashkohen kësaj gare.

Hajdarmataj: Në tërësinë  e saj procesi i primareve në të cilën PD është në fazë për shprehjen e propozimeve, kandidimeve për figurat që do përfaqësojnë PD, kjo si një risi dhe gjë pozitive për herë të parë, një model që duhet të shtrihet në partitë e tjera, ti kthejmë rëndësinë e votës anëtarëve, simpatizantëve, të largohemi nga lista e kryetarit.

Kjo marrëveshjë kemi qënë bashke më PL dhe të tjerat të spektrit të djathtë opozitare, me një qëllim të bashkohemi në një front ti dalim përballë Ramës, Veliajt, Rilindjes, kampit që po shpopullon Shqipërinë, po e vjedh dhe varfëron. Është gjë pozitive, të mirëpritur dhe të paramenduar. Besoj se të gjithë mbështetësit të të gjitha forcave opozitare ta mirëpresin, të jemi bashkë.

PD i ka ndezur motorët, gjithçka është gati, kushtetuta jonë që aty është parashikuar se si do të shkojnë primaret. Grupet e punës janë te ngritura, të gjithë janë gati. Do të kemi disa kandidatura, kushdo që e ndjen veten të aftë të dalë përballë votuesve, të prezantojnë polatformën që të marrë mbështetjen e simpatizantëve. Unë kam shprehur ambicien për të kandiduar në Tropojë dhe dy kanë qenë qëllimet, duke qenë një ish deputete anëtare e kryesisë së PD, dua që të ketë shumë gra dhe vajza që të marrin kurajo dhe të kandidojnë.

Asnjë gjë nuk përmbyset në një parti që ka të definuar vullnetin e anëtarësisë së vet. Votuesit janë shprehur se kush është drejtuesi i PD, cfarë do që të ndodhi ne jemi PD, ne e drejtojmë këtë forcë politike, jemi kthyer në vlerat e vitit 90. Askush s’ma heq të drejtën të them që janë në PD.

Zjarr Tv Ad