“Jeta kopjon shpesh letërsinë dhe jo ajo jetën”, ironia e Gjekmarkaj: Falënderoj ministren Bora për vizitën dhe koleget për debatin!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj nuk i ka kursyer ironitë ndaj ministres Bora Muzhaqi. Në një reagim të fundit ai shprehet se jeta kopjon shpesh letërsinë dhe ajo jetën.

“E falënderoj ministren Bora për vizitën si dhe koleget për debatin! Nuk isha nga fillimi po me aq sa dëgjova këtu arrita për të disatën herë në përfundimin që jeta kopjon shpesh letërsinë dhe jo ajo jetën. Me kujtohet një nga dialogët mbresëlënëse mes Don Kishotit dhe Sanço Pançes, ku i pari kishte ndërmarrë një iniciative që shënjon historinë për të rikthyer fisnikërinë.

Pasi shfaq planet për krahinat që do e caktonte guvernator, pasi ndërmerr disa  nisma e gjeste Sanço madhëngjehet. Nis një fjalim të gjatë, me fjalë mëdha, me fraza të shpejta, mezi merr frymë, plot dy faqe në tekst , nuk ndalet ! Don Kishoti shtang dhe pasi mbledh veten lëshon vetëm një frazë ” të faltë zoti Sanço ku i gjete gjithë këto fjalë!” , shprehet Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad