Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen se ajo është bërë avokate e Tiranës duke e mbështetur gjithmonë në rrugën drejt integrimit europian.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka bërë avancim në integrimin europian, duke sjellë në vëmendje që më 6 dhjetor këtu do të zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Rama: Më 6 dhjetor kur të kemi Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Tirana u bë në mënyrën më mbresëlënëse skena e një finale europiane në futboll në fund të gjysmës së parë të vitit. Tani bëhet skena e një ngjarje të rëndësishme politike europiane. Askush nuk mund t’i imagjinonte disa vite më parë. E falenderova Presidenten për këtë pasi jam i bindur që në zgjedhjet e mundshme, ka bërë avokatinë e Tiranës.
Në fjalën e saj, Von der Leyen tha se Shqipëria ka bërë përparime në drejtim të integrimit europian. Ajo tha se BE-ja do të propozojë një paketë ndihme për energjinë elektrike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen: Ju keni mbajtur dhe keni ruajtur vëmendje në procesin e integrimit europian. Ju keni8 treguar përkushtimihn tuajh ndaj vlerave të BE-së. Është shemullore që Shqiopëria në formë aktive ka mbrojtur rendin ndërkombëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB. Kjo ju nderon. Tregon që ne jemi një komunitet. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të vendosur drejt BE-së. Raporti i fundit i zgjerimit ka treguar përparimin që ka bërë Shqipëria. Po përforconi sistemin e të drejtës. Ky është parakusht por nuk është e lehtë pasi kërkon shumë forcë.
Ju keni miratuar masa të reja për të garantuar gujithëpërfshirjen. Ekonomia juaj është bërë e fortë pas pandemisë. Këto janë arritje plotë sfida. E kam fjalën agresionin rus në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar. Ne po propozojmë mbështetjen buxhetore dhe paketën për energjinë elektrike, 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem që është i mirë për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bërë jo me mbështetjen e menjëhershme.