Tomorri-Opozitës: Ngrini komision hetimor për fluturimet e Ramës, kush ia financon kryeministrit ‘charter’-in?

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se Opozita duhet të kërkoje ngritje ne një komisioni hetimor në Parlament në lidhje me fluturimet e Kryeministrit, që u bënë publike një ditë më parë nga hakerat iranianë.

Në një postim në Facebook, Tomorri thotë se pyetja për të cilën duhet kërkuar përgjigje është: Me çfarë dhe kush i financon fluturimet e kryeministrit? Gazetari thotë se duhen mbledhur të jgitha faturat për të parë se sa kanë kushtuar në total këto fluturime dhe se me çfarë parash janë realizuar. Problem sipas gazetari nuk janë shpenzimet e bëra, por financimi i fluturimeve të kryeministrit me xhepa të fshehtë jashtë buxhetit.

Postimi:

Opozita duhet te kerkoje komision hetimor ne Parlament per fluturimet e Kryeministrit. Ka nje pyetje sot qe nuk di t’i pergjigjet askush. Me cfare dhe kush i financon fluturimet e Kryeministrit?  Behet nje komision hetimor dhe kerkohen faturat per te pare sa kane kushtuar dhe si jane paguar parate.  Dhe ketu shqetesimi nuk eshte, qe kryeministri po shpenzon para per fluturime. Le te shpenzoje dhe 100 milione euro nese duhet. As qe Kryeministri ka avion personal. Bile, shume mire qe e ka se ne fund te fundit ai perfaqeson shtetin. Problemi eshte tek fshehja e financimeve.  Nuk ka vend ne bote qe lejon kryeministrin te financoje aktivitete me xhepa te fshehte jashte buxhetit. Se mund te na ndodhe qe po ia paguan mafia fluturimet kryeministrit. Ose biznesmenet ne kembim te favoreve.  Dhe ka dhe nje problem tjeter shume te madh. Nuk ka asnje bilanc te Air Albanias, pas vitit te pare qe u hap kompania. Nuk dihet se cfare ndodh aty. Po kjo s’mund te jete keshtu.

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me “CHARTER – 0000” që në total janë 274.

Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

Zjarr Tv Ad