Fasha 800 kw/h, Balluku: Presim reshje javën e parë të nëntorit, pastaj vendosim për rritjen e çmimit të energjisë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas njoftimit të ERE për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për periudhën nëntor-dhjetor, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar nga Dibra se vendimi ende nuk është marrë nga qeveria, duke shtuar se pritet të shihet nëse do ketë reshje.

“Shohim në media lajmin se se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.”-tha Balluku.

Zjarr Tv Ad