Sindikata e call Center-ave kanë protestuar për paga të barabarta të operatorëve si dhe për pagesat e ditëve të festave shqiptare. Ata kanë kërkuar rritje të pagave ndërsa kanë thënë se nëse nuk u plotësohen kërkesat do të bëjnë grevë urie.
“E vetmja zgjidhje është protesta. Duhet të riktheksojmë me forcë se pas këtyre proceseve na lind e drejta për të bërë greve urie dhe do e bëjmë nëse nuk plotësoshen kërkesat tona. Brenda muajit do përshkallëzojmë me grevë urie. Ne kërkesat i kemi parashtruar me shkrim e gojë.
Ne s’na kanë paguar festat shqiptare 6 vjet, ne ua kemi vjedhur na thanë per 3 vjet. Kemi qënë në pandemi dhe ligji nuk është i qartë. Nuk janë raste sporadike, janë në 95% të Call Centerave që e bëjnë. Në të gjitha kompanitë hasim në të njëjtat problematika. Këto problematika nuk verehen nga instancat shtetërore. Ne kërkojmë rritje të pagave, pasi kanë rreth 10 vite që nuk rriten. Ne kërkojmë të drejtat elementare të këtyre punonjësve. Asnjë kompani nuk ka dashur të ulet me sindikatën.” –janë shprehur ata.