“Koha nuk pret më, PL dhe opozita do i japin fund këtij regjimi”- Meta: S’ka diktaturë që i mbijeton zemërimit të popullit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta është shprehur se koha nuk pret më, ndaj ka ardhur momenti që PL dhe opozita t’i japin fund këtij regjimi. Gjatë fjalës së tij në Konventës e PL, Meta theksoi se “kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë dhe qeveri pakice që i mbijeton zemërimit dhe verdiktit popullor.”

Meta: Koha nuk pret më, është tani që PL dhe opozita ti japin fund këtij regjimi. Angazhohet solemnisht ti japë fund regjimit për të vendosur sundimin e ligjit, shteti të së drejtës, kushtuetshmëria.

Koha është tani për të ndalur shpopullimin, Shqipëria do u përkasë të rinjve.

Shqipëria do t’i përkasë të rinjve…sepse një shoqëri dhe një popull pa rini është si një trup pa shpirt…

Është kjo bindje e palëkundur, që duhet të mbajë gjallë frymën dhe kauzën madhore të Partisë së Lirisë dhe Opozitës së Bashkuar…

Prandaj në këtë Konventë Zgjedhore të Partisë së Lirisë ne do të shpalosim Programin tonë politik, strategjinë, zgjidhjet tona, aksionin, ekipin e ri drejtues dhe mobilizimin jo vetëm opozitar por mbarë-kombëtar.

Ne jemi të vetëdijshëm, që në udhëkryqin e rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria, lufta e vërtetë dhe e pa-kompromistë e qytetarëve është të zgjedhin mes diktaturës dhe lirisë, mes dëshpërimit dhe shpresës, mes varfërisë së tejskajshme dhe zhvillimit, mes skllavërimit modern për bukën e gojës dhe punësimit dinjitoz…

Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë dhe qeveri pakice që i mbijeton zemërimit dhe verdiktit popullor…

Prandaj, për Partinë e Lirisë, referendumi është manifestimi më sublim i demokracisë direkte dhe vullnetit të sovranit!

Kur pushteti autokratik vjedh votën e lirë, përdhos demokracinë dhe Kushtetutën e vendit, atëhere referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit!

Ne do ta rivendosim demokracinë dhe çlirojmë institucionet e grabitura, duke i rikthyer në shërbim të qytetarëve.

Nuk do të ketë kauza të mëdha dhe vendime strategjike për të ardhmen e vendit pa ushtrimin e vullnetit të sovranit përmes referendumit!

Zjarr Tv Ad