Këlliçi për sulmet e mediave proqeveritare: E di qëllimin e ‘dirigjentit’ të bashkisë, që t’i harrohen aferat

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, është gjendur nën sulmin e medieve  të mbështetura nga qeveria, sapo ka shpallur dëshirën e tij për t’u përzgjedhur si kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore.  Media pro-qeveritare kanë dalë me titujt bombastikë për të shkaktuar diversion brenda radhëve të PD-së që në nisje të procesit të primareve, të cilit i ka hyrë tashmë Belind Këlliçi.

“Belind Këlliçi sulmon Ilir Alimehmetin” është thelbi i artikujve që vetë deputeti i ka ironizuar si “plumba për armikun” të lëshuar në fakt nga e njëjta dorë: kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj, që synon të vazhdojë mandatin e tij.

“Titujt e portaleve, ‘plumb për armikun’ Belind Këlliçi”, komentoi deputeti i PD-së në Fb, duke i renditur të gjithë artikujt që synojnë të nxisin përçarje dhe kriza në radhët e demokratëve.

“E kam marrë parasysh qysh ditën që i hyra kësaj rruge, se ‘dirigjenti’ i bashkisë do të na qeraste me këto tituj sensacionalë. Qëllimi është një dhe i vetëm:  Të negativizohen primaret në Partinë Demokratike, të kthehen në një betejë të brendshme, që ujërat të turbullohen e të harrohen për disa muaj aferat e Erion Sharrës.

Një titull. Një dorë. Shumë portale. Mjafton të lexosh një dhe ke lexuar dhjetë”, thekson Këlliçi dhe iu sugjeron ndjekësve të tij: “Mos ushqeni me klikime, llogoret mediatike! Janë “fake”, si porositësi i tyre.

Ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë, dhënë për gazetarin Endri Xhafo në emisionin “Log” në ABC News dhe do të kuptoni pse Veliajn e kanë sikletosur primaret në PD dhe kandidatët e opozitës, që janë të gjithë, pa përjashtim, vite dritë larg modelit të propagandës së tij!”

Zjarr Tv Ad