Të miturit konsumatorë të duhanit, mosha ulet deri në 11-vjeç në Shqipëri

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adoleshentët shqiptarë po priren gjithmonë e më shumë drejt konsumimit të duhanit.

Ekspertët e shëndetësisë kanë dalë në përfundim se ky fenomen ka ardhur në rritje tek fëmijët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në një kohë që është e ndalur përdorimi i cigares nën 18 vjeç.

“Studimi i fundit shkon 22% përqind djemtë, që është një shifër shumë  lartë nga mosha 13-15 vjeç dhe 9.9 % vajzat, kur studimet ne mosha të rritur tregojnë se janë më të ulta. 85 % e atyre që konsumojnë duhan në jetë meshkuj-femra e fillojnë para moshës 18 vjeç, pra ky është momenti që është më delikat, duhet bllokuar kjo grupmoshë” tha Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit publik, raporton “Vizon plus”.

Në rritje ka ardhur edhe përdorimi i cigareve elektronike që është kthyer në një fenomen shqetësues tek adoleshentët.

”Janë shumë të dëmshme që tregtohen pranë shkollave. është një problem që duhet ti vihet një vëmendje e madhe.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad