EriJuaj ka hequr parkingjet në Tiranë për të bërë korsi biçikletash.
– Do vazhdosh projektin për shtimin e korsive të biçikletave?
– Do vazhdosh demotivimin e përdorimit të automjeteve private, që ka nisur Veliaj?
– Ç’do bësh për parkingjet?
– Ç’do bësh ndryshe nga Veliaj për transportin publik?
– Do bësh me policinë bashkiake:
a. shtosh apo pakësosh?
b. Do vazhdojnë me gjoba për parkingjet dhe fshatarët që shesin cepave?
– Cili është projekti yt për ujin?
a. do kemi ujë industrial 24/24?
b. do kemi ujë të pijshëm 24/24?
c. do vazhdojmë me depozita mbi taraca?
– Ç’program ka për arsimin? ( nga çerdhet tek shkollat e mesme)
– Ç’ program ka për jetën kulturore të qytetit?
– Ç’ do bëjë me ndërtimet ? ( meqë “betonizimin” e përmendin të gjithë si të metë )
– Ç’ propozon rivali i Veliajt për mbetjet urbane?
etj
Kam një paralajmërim:
Opozita e keqe është shumëfish më e dobishme për Veliajn edhe sesa reklama më e mirë!!!
Nëse kandidatët do ti rendisin punët e Lalit ( ndërtimet, korsitë e biçikletave, transportin publik, kanalizimet, restaurimin e shkollave etj ) si gjëra të këqija por nuk japin një alternativë më të mirë, më besoni se po i bëni fushatën më brilante E.Veliajt!
Gjithashtu po dekurajoni votuesit tuaj, duke u paraqitur si alternativë e flashkët, pa alternativë e pa ambicie.
Për Tiranën duhet një krejt tjetër plan e projekt. Metropoli ka nevojë për koncept të ri dhe jo për përmirësim të variantit Rama pasuar nga Lali.