Primaret në PD, ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret për Kamzën: Kjo Qeveri nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani do të prezantojë sot kandidaturën e tij për për Primaret që do të organizojë kjo forcë politike për Bashkinë e Kamzës.

Sicc njofton selia blu, në orën 11, ish deputeti do të dalë para mediave për të publikuar platformën e tij për qytetin që drejtohet nga Rakip Suli.

Emri i Dogjanit është i pari që ka dalë për Bashkinë e Kamzës, ndërkohë që në media është përfolur edhe emri i Xhelal Mziut, deputetit që fillimisht ishte pjesë e grupit të Alibeajt dhe prej disa javësh ka kaluar në grupin e deputetëve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Deklarata e Dogjanit

Është nder për mua të jem  pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kanditaturën time, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, brenda Partisë Demokratike.

Qytetaret e Kamzës, Bathores, Laknasit, Valiasit, Paskuqanit kanë një histori të gjatë që nga koha kur erdhën dhe zunë vend në Kamëz dhe Paskuqan, pa patur asgjë me vete dhe me shumë mund djersë e sakrifica ndërtuan jetet e tyre duke e bërë Kamzën një vend më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.

Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mi erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës.

Demokratet, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit janë njerëzit më punëtor që kam njohur, të përkushtuar, të zotë, të pa përulur nga dhuna e diskriminimi që ju ka bërë kjo qeveri dhe unë kam qenë me shumë fat që i kam njohur ata.

Shumë herë kanë rënë, janë rrëzuar por janë ringritur dhe më të fortë dhe kurrë nuk kanë ndaluar, kurrë nuk janë lodhur dhe gjithmonë kanë fituar përballë çdo vështirësi apo pengese që ju ka dalë përpara.

Sot në Kamëz jetojnë bashkë vendali, të ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita, Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korça, Skrapari dhe nga e gjithë Shqipëria dhe ajo që është për tu marr shembull dhe përgëzuar është:

Se pavarësisht kulturave të ndryshme sot në Kamëz e Paskuqan kemi një komunitet të shkëlqyer që kanë marrëdhenie shumë të mira me njeri tjetrin, kanë krijuar miqësi dhe i gjenden njeri tjetrit në kohë të mira dhe të vështira.

Unë vete kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë shërbimesh individuale dhe me aktivitete politike.

Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar,  demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Vlerësimin që më kanë bërë me votë dëshiroj  t’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe sherbimin tim në interes  të çdo demokrati e qytetari  të Kamzës dhe Paskuqanit.

Ne Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujësjellësa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve.

Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë  jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre .

Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjith, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.

Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre.

Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar.

Te gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë.

Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për cdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.

Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese.

Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike,  në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz.

Ju kerkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrij më as edhe një ditë në pushtet.

Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit.

Zjarr Tv Ad