Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministren e Financave dhe Ekonomisë Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë gjatë fjalës që ajo po kërkonte llogari për buxhetin e shtetit.
Tabaku ndërpreu fjalën e saj duke i tërhequr vëmendje ministres për të qeshurën në komision duke e cilësuar këtë një shkelje etike.
“Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, Nëse ju bën për të qeshur buxheti i shtetit për pagesat e interesit që janë sa fondi i arsimit më duket papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme duke pasur parasysh që eurobondin e keni përdorur edhe për grante që mund të ishin bërë me kredi të buta”, u shpreh Tabaku.
Në përfundim të fjalës së Tabakut, kryetari i Komisionit Eduart Shalsi kritikoi zonjën Tabaku duke thënë se këto diskutime nuk i vlejnë debatit duke i cilësuar ato si provokime. “Kam një kërkesë për zonjën Tabaku dhe të gjithë që të bëj një koment për gjuhën e trupit.
Nuk m’u duk që po qeshte ministrja në rastin konkret. Të mos provokojmë ngjarje. Mundet që të bëjë nga mëngjesi deri në darkë për mënyrën e mbajtjes së kokës dhe të qeshurit por nuk besoj se i vlejnë debatit këto gjëra”, deklaroi Shalsi.