Samiti i Berlinit, Nesho: Proces serioz, marrëveshjet japin rezultate reale! Open Balkan vetëm për show

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho, përshëndeti marrëveshjet e nënshkruara të enjten në Samitin e Procesit të Berlinit, duke e quajtur të vetmen nismë serioze për integrimin e vendit. Në një deklaratë për mediat, Nesho tha se nisma Procesi i Berlnit ka siguruar ndihmë konkrete për ballkanin Perëndimor, siç ishte mbështetja për krizën energjetike që u dha nga BE.

Sipas tij, ka ardhur koha që qeveria t’i përkushtohet vetëm kësaj nisme e cila garanton integrimin e vendit në BE dhe të lërë pas atë të ‘Open Balkan’.

“Partia e Lirisë përshëndet takimin e Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e fuqizimit të procese integruese të këtij rajoni dhe perspektivës së qartë dhe të sigurt të tyre në Bashkimin Europian. Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që procesi i Berlinit duhet të ishte procesi i vetëm që garatonte perspektivën europiane të shqiptarëve. Ne përkrahim plotësisht vendosmërinë e Kancelarit Shcolz i cili në këto momente të rëndësishme gjeopolitike për Europën, shtyhu si domosdoshmëri, Procesin e Berlinit si nevojë për integrimin e rajonit, brenda një platforme Europiane.

Kjo Platformë, siguron përfaqësim të barabartë të shteteve, politika të konsoliduara europiane, respektimin e vlerave dhe principeve perëndimore, treg të përbashkët rajonal, që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitalit. Ne përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve të para mes shteteve të rajonit, në kuadrin e lëvizjes së lirë, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e urdhrave te tre profesioneve (Mjekut, Dentistit dhe Arkitetit).

Përkrahja për këtë iniciativë për Ballkanin Perëndimor nga përfaqësuesit e Brukselit dhe vendet e BE-së, është një përkrahje për integrimin e shpejtë të rajonit në BE, është një mbështetje konkrete, me fonde të dedikuara nga vendet e BE-së, siç u tregua edhe nga mbështetja që po japin për krizën energjetike, bashkëveprimi në fushën e krimit kibernetik etj. Ne kemi kërkuar, për të mos humbur kohë e energji me projekte te tjera si Ballkani i hapur, të cilat, përveçse protagonizmit të panevojshëm, interesave të ngushta dhe shmangia e interesave kombëtare, nuk e afronin procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot nuk është momenti për të diskutuar dështimin ne vizionin e politikes se jashtme. Ne mendojmë se sot është koha që qeveria shqiptare ti përkushtohet me çdo gjë dhe pa rezerva, këtij projekti madhor që realizon aspiratën e popullit tonë për tu bashkuar më shpejtë me BE-në”, tha Nesho.

Në samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt një ditë më parë, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Zjarr Tv Ad