Dyfishimi i akcizës/ Përfaqësuesi i shoqatës së Prodhuesve të Birrës: Janë gati 100 milionë euro investime, do hidhen poshtë? E ka marrë parasysh shteti këtë vështirësi?

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paketa fiskale për vitin 2023, e cila po shqyrtohet në komisione në Kuvend, ka shqetësuar përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të birrës në vend.

Përfaqësuesi i shoqatës së birrës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese u shpreh se vendimi i qeverisë për dyfishimin e akcizës do të sillte një sërë pasojash si dhe do të rrezikonte miliona euro investime që janë kryer deri tani.

Deklarata e plotë:

Problematika jonë është shumë e mprehët. Në kushtet kësaj krize kaq të madhe ekonomike mbivendoset një krizë tjetër e dyfishimit të akcizës. Unë nuk kuptoj ku duhet të arrijë shteti në këtë pikë.

Ngritja e kësaj takse prevalon nivelin e invazionit dhe jo të kundërtën që mund të pretendohet nga disa ligjvënës.

Investimet janë bërë në një periudhe 15-19 vjecare që është marrë ky vendim për këtë fashë. Si ka mundësi tani këto investime gati 100 milionë euro që janë bërë do hidhen poshtë? E ka marë parasysh shteti këtë vështirësi?

Është vështirësi sa ekonomikëe e juridike. Plus efektet sociale në këtë pikë.

Janë 1000 familje, ti rrisësh 150 lekë për litër prodhimit të birrës domethënë që ti rrisësh 15% deri 20% të vlerës së saj të cmimit gjë që importi do e merrte fort në dorë, gjë që e ka marrë deri më sot se ka mbi 50% të tregut të birrës e cmimet e tyre janë afërsisht të barabarta me ne.

Dhe është e cuditshme që në këtë moment ne na vihet një taksë prej 150 lekësh plus për litër birrë dhe harrojnë që ne do zhdukemi ne mënyrë fatale dhe nuk është shaka kjo është shumë serioze.

Zjarr Tv Ad