Nesër protestojnë/ Nasto: Gjoba deri në 12 mijë €! Biznesi po falimenton, grevë urie nëse qeveria s’reagon

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesi i vogël dhe i mesëm të cilët po kalojnë një krizë ditën e nesërme do të nisin protestat. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, deklaroi në edicionin e pasdites në Syri Tv se gjobat janë ashpërsuar dy deri në tre herë ndërsa shtoi se janë në kushtet e mbijetesës.

“Kjo është një gjobë shumë e rëndë, gjoba më e pakët është 500 mijë lekë për një kupon tatimor ose 1 milionë e 500. Gjobat shkojnë deri në 12 mijë euro.

Kjo është antikushtetuese. Gjoba për të mbushur arkën e shtetit dhe për të goditur selektivisht bizneset.

Jemi ndër vendet më kryesore për korrupsionin në botë. Kjo do e rrisë akoma më shumë korrupsionin. Një i vetëpunësuar që po mbijeton, është i pandihmuar, si në tërmet dhe në pandemi.”, tha Nasto.

Për rritjen e çmimeve, Nasto tha se kur rritet karburanti dhe energjia, më pas ka efekt zinxhir ndërsa shtoi se i kanë propozuar qeverisë të heqë disa taksa nga hidrokarburet.

“Kemi më shumë taksa për karburantin. 120 lekë taksa. Kemi propozuar të paktën për një periudhë 1-vjeçare të përgjysmoheshin taksat mbi karburantin. T’i përafrohemi Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.”, tha Nasto.

Për protestën që do të mbajnë të shtunën në orën 10:00, Albert Nasto tha se kërkesat e tyre janë të realizueshme ndërsa shtoi se nëse qeveria nuk reagon, do përshkallëzojnë protestën deri në grevë urie.

“Ftoj të gjithë bizneset të marrin pjesë. Në fillim e kemi në Tiranë 1 orë. Nëse qeveria nuk reagon, ne do e përshkallëzojmë protestën. Mbyllje subjektesh, grevë urie, deri në mospagim taksash.”, tha Nasto.

Zjarr Tv Ad