Nard Ndoka thirrje publike për para: Islamiku politik Lulzim Basha na goditi, ju lutem dhuroni nga 10 dollarë

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u bën thirrje simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj force politike që të kontribojnë me ndihma modeste për partisë. Sipas tij, marrëveshja e 17 Majit Rama-Basha, e goditi PD ndaj për ta fuqizuar duhen kontribute nga anëtarët.

“Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizante të Partise Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojme të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrveshja e zezë” Rama-Basha”, shkruan Ndoka.

“Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike Demokristiane duke shkelur marrveshjen politike, duke demtuar keshtu perfaqesimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare”, vijon kreu i PDK.

Ai thotë se për të kaluar këtë situatë të vështirë, çdo anëtar duhet të dhurojë 10 mijë lekë të vjetra ose 10 dollarë. […] ju lutemi të kontribuoni me nje financim modest, për nje periudhe të shkurter kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara”, vijon Nard Ndoka.

Zjarr Tv Ad