“I kishte zgjedhur me ekspuls që të mos iknin”, Berisha tregon ‘sekretin’ e një biznesi në Kavajë për të gjetur punëtorë dhe ngre akuzën e rëndë: Rama-Vuçiç, trafik qeniesh njerëzore

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot qeverinë shqiptare dhe Serbinë për trafik të qenieve njerëzore. Në një takim me sipërmarrësit, Berisha foli për mungesën e krahut të punës dhe shpopullimin, si një nga vështirësitë e shtuara për bizneset.

Ai tha se Rama pretendon ta zgjidhë me bangladeshas, të cilët sipas tij, lënë pasaportat këtu dhe ikin në Europë.

“Kemi të bëjmë me një politikë që synon shkatërrimin e bizneseve dhe largimin e shqiptarëve. Ju sot keni vështirësi të gjeni krah pune sepse po ikin.

Një mik i imi thotë se shkova në Kuçovë për një punë dhe i them atij biznesmenit, si t’ia bëjmë për punëtorë, këtu harroje se mund të gjesh njeri për punë. Kaq është ajo që ofroj, po punëtorë nuk gjen. Kthehem në Kavajë te një tjetër, ai kishte 5 punëtorë. I them si i ke gjetur, të pestë janë ekspulso. I kam zgjedh me kriter ekspuls që të mos më ikin.

E kam të sigurt që 3-4 vjet nuk do më ikin. Ja në ç’kushte punoni ju. Dhe po të doni të investoni nuk mund të investoni. Këtu është katandis Shqipëria sot dhe ky pretendon ta zgjidhë me bangladeshas. E keni marrë vesh ç’ndodh me ta. Ata vijnë, i lënë pasaportat në sipërmarrje dhe çajnë ferrën në Europë. Masivisht, i ka kapur dhe BE tani. E ka kap që kjo qeveri me qeverinë e Vuçicit bëjnë trafiqe, njerëzore. I sjellin punonjësit nga Azia me kanale trafiku edhe nga Mali i Zi, nga zona të tjera i përcjellin për në Europë.

Një politikë shpopulluese, një politikë diskriminuese e jashtëzakonshme. Ato para këta i ndajnë me njeri-tjetrin. Merrni ju kush fiton tenderat e bashkive. 95% janë vetëm kompani të njeri-tjetrit, të vëllait, të motrës, të krushkut, të atij me të cilët i ndajnë paratë. Ju s’mund të merrni pjesë në tendera, nuk keni asnjë shans, sepse janë të paracaktuara”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad