“Rama tenton të mbulojë mos rritjen e pensioneve, me 50 mijë lekëshe në fundvit”, deputeti demokrat: Është rritur vetëm “llokma” për klientët e qeverisë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Dashnor Sula, u shpreh se për pensionistët në vitin 2023 nuk parashikohet asnjë rritje pensionesh.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula shtoi se Rama trumpeton rritje në buxhet, por sipas tij nuk është rritur asgjë tjetër vetëm “llokma” që kanë në buxhet 5 klientët e qeverisë.

Sula shtoi se nëse fjalët e kryeministrit do të ishin reale, vendi nuk do të kërcënohej sot nga shpopullimi.

Postimi i plotë:

Zero rritje pensionesh për pensionistët në 2023!

Ka një shprehje popullore: “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. Kuptimi i kësaj shkon më së miri për kryeministrin tonë që mundohet të mbulojë mos rritjen e pensioneve në vitin 2023 me një 50 mijë lekësh të vjetër tani në fundvit.

Qeveria që i konsideron paraardhësit tanë thjesht si numra për zgjedhje, do ti lërë vetëm të moshuarit përball inflacionit që po rritet nga muaji në muaj. Në projektbuxhetin që diskutohet nesër në parlament nuk ka asnjë zë në shpenzime që të parashikojë rritjen e pensioneve. Kjo është e qartë si drita e diellit dhe e shkruar e zeza në të bardhë në dokumentin e hartuar prej tyre.

Rrihte gjoksin sot në Kamzë e thoshte se kemi dyfishuar buxhetin duke e krahasuar me vitin 2013. Por kjo rritje është vetëm për 5 klientët e qeverisë për të cilët llokma në buxhet për vitin 2023 është rritur.

Nëse do të qëndronte ajo që pretendon kryeministri, atëherë nuk do të kishin braktisur vendin mbi 750 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes së tij. Nëse do vazhdojmë me këto projeksione të kryeministrit, brenda pak vitesh sistemi i pensioneve do futet në kolaps. Do kemi më shumë pensionistë në Shqipëri sesa njerëz që punojnë e që gjenerojnë ekonomi.

Flet për luftën sikur i kemi grykat e tanqeve para syve. E bën vetëm për të përhapur panik tek ne. Nuk është e vërtet ajo që trumbeton kryeministri se po na shpëton me energjinë elektrike.

Fatmirësisht vendi ynë nuk është shumë i ekspozuar ndaj krizës së energjisë. Kjo jo për shkak të mirë administrimit e vizionit të këtij kryeministri por për shkak të vizionit të qeverisë së djathtë që bëri investime strategjike në hidrocentrale cka mundësojnë tani që 75% të energjisë Shqipëria ta prodhoj vetë. Vetëm një pjesë të vogël e importojmë. Ndaj nuk jemi ne njësoj si vendet e tjera.

Zjarr Tv Ad