“Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do e kishim përballuar pandeminë”- Rama në Francë: Moska ka ndikim potencial në Ballkan! Çështje kryesore, paqja mes Serbisë dhe Kosovës

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në forumin e Paqes në Paris të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Rama u shpreh se në kohën e pandemisë ndihma nuk erdhi nga BE por nga Kina, Rusia dhe Turqia, duke kërkuar mobilizim më të plotë në të ardhmen.

Ai u shpreh se Moska vazhdon të ketë ndikim potencial në Ballkan. Rama nënvizoi se Ballkani duhet të jetë i bashkuar.

“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë të shquar këtu dua të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Por është e rëndësishme në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Lidhet me idenë e komunitetit politik europian që u rihodh në tryezë nga Macron por nuk është diçka tërësisht e re. Është një ide me rrënjë në Francë. Kjo është për të thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur paqe. Projekti nuk shkoi shumë mirë por vazhdoi të ripërsëriste veten si vizion.

Më pas patëm Bashkimin Europian e me radhë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim nga mikpritësi ynë shumë vende menduan se ishin për t’i shpëtuar thirrjes për të zgjeruar Bashkimin Europian. Sa më shumë kohë kalon provohet se kjo është një ide e shkëlqyer. E pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta. Pasi përjetuam pandeminë që na dëshmoi që mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë distancë. Mund të shkaktojë tragjedi ndasish mes të pasurve dhe më të varfërve.

E pamë BE të sillej si një federatë vendesh të pasura dhe egoiste që të përballur me frikën nga vdekja ikën prej përgjegjësive për të ndarë vaksina me të tjerët.

Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë me BE-në. Çfarë ndodhi. Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do i kishim mbijetuar valës së parë të pandemisë. Vaskinat nuk erdhën nga BE por nga këto vende. Kjo ka nisur dhe kam shumë shpresë se kjo do na çojë më tej dhe do ketë mënyrën e duhur për t’i artikuluar. Dua ta përmbyll duke thënë se ne gjendemi përballë një paradoksi të dhimbshëm sepse na duhet të përballemi me krizë ushqimore, terrorizëm, emigracion dhe lufta që nuk na lejojnë të përballemi me të parat.

Gjetja e një ekuilibri mes të dyjave është e rëndësishme. Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Nëse flasim për komunitetin politik europian e dimë shumë mirë që në Ballkan Rusi ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike. Kemi çështjen e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Vendet tona veprojnë njësoj në Kombet e Bashkuara. Pra dua të them se jemi në drejtimin e duhur. Nuk është e lehtë është shumë e dhimbshme”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad