Priten mbi 200 pemë frutor në Korçë, ishin mbjellë mbi korridorin e tubacionit të TAP

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 200 rrënjë pemë frutor janë prerë sot, pas një aksioni të zhvilluar nga Prefektura e Korçës. Pas ankesës së bërë nga gazsjellësi TAP për lirimin e korridorit ku kalon tubacioni, prefekti Nertil Jole është përgjigjur duke dërguar në terren grupet e punës.

Me ndihmën e Policisë së Shtetit, është ndërhyrë në gjurmët e gazsjellësit, përkatësisht në territorin e Bashkisë Devoll, dhe i është dhënë zgjidhje problematikës së mbartur prej dy vitesh.

“Në vijim të takimit të zhvilluar lidhur me shqetësimin e ngritur fillimisht nga Drejtori i TAP për Shqipërinë z.Malfor Nuri, nëpërmjet komunikimit zyrtar të dërguar pranë Prefekturës nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, mbi ndërhyrjet e bëra nga disa banorë në bashkinë Devoll në gjurmët e tubacionit të gazsjellësit, duke mbjellë pemë frutore brenda distancës 4 m nga të dyja anët e gjurmës së tubacionit, pas dy viteve të kësaj problematike të bartur, përfunduam aksionin e largimit të pemëve frutore dhe lirimit të gjithë korridorit të tubacionit të gazsjellësit nga bimësia.

Prezent në këtë aksion ishin përfaqësues të institucionit të Prefektit të Qarkut, përfaqësues të shoqërisë TAP, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, përfaqësues të bashkisë Devoll, Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe komisariatit Devoll.

Nga aksioni i kryer janë larguar nga korridori 8 m i tubacionit të gazsjellësit, 228 rrënjë pemë frutore e 9 kolona, duke ndërhyrë ne total në 10 parcela kadastrale. Një falenderim edhe për banorët, të cilët këtë herë treguan mirëkuptimin e bashkëpunimin e nevojshëm, në respektim të kushteve të kontratës të lidhur ndërmjet tyre dhe TAP”, shkruan prefekti Nertil Jole.

Zjarr Tv Ad