Zhvillimet – Kosova ndalon trenin serb, Vuçiç: Do njoftoj SHBA, Kinën e Rusinë

0
1591
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merr fund provokimi serb. Pas 11 orësh udhëtim, treni i nisur nga Beogradi është kthyer mbrapsht pa mundur të shkelë territorin kosovar. Qeveria e Kosovës ka ndërguar njësitë speciale të saj në kufi të njohura si ROSU, ndërkohë që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi se treni ishte rikthyer mbrapsht. Ai tha se qëllimi i policisë kosovare ishte arrestimi i makinistit dhe pjesëtarëve të tjerë. Pas mbledhjes urgjente të qeverisë kosovare, kryeministri Isa Mustafa tha se mos lejimi i hyrjes së trenit serb ishte veprimi i duhur dhe ishin informuar institucionet ndërkombëtare.

19:50 – Mustafa: Ndalëm provokimin e radhës të Serbisë

Kryeministri Isa Mustafa tha gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e Kosovës ndali provokimin e radhës së Serbisë, duke nenvizuar se ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise se Kosoves eshte vendosur qe te mos lejohet futja e trenit serb . Ai deklarooi se kosova eshte e perkushtuar .

19:30 –Hoxhaj: Sot dhe kurdo do ta nbrojmë sovranitetin e Kosovës

Ministri i Puneve te jashtme ,Enver Hoxhaj ka reaguar ashper ndaj zhvillimeve te fundit me trenin ilegal serb te nisur nga Beogradi drjet Mitrovices .

19:20 – Vuçiç: Do të njoftoj Rusinë, Kinën dhe SHBA-në

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Beograd  tha se ishte i zhgënjyer nga Bashkimi Evropian pas bisedës me shefen e diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini. Ai tha se gjate mbremjes do te njoftonte Rusine , neser Kinen dhe  Shtetet e Bashkuara te Amerikes , vecanerisht zv/Presidentin ne largim Joe Biden .

19:09- Policia e Kosovës në kufi 

Në orët e mbrëmjes, policia e Kosovës është zhvendosur në pikën kufitare me Serbinë për të bllokuar hyrjen e trenit.

19:09- Mediat kosovare: Treni ilegal serb rikthehet në Beograd

Treni ilegal serb i nisur në drejtim të Mitrovicës në Kosovës është rikthyer në Beograd. Lajmin e bën me dije Kosovapress, sipas të cilët treni është rikthyer në kryeqytetin serb. Treni është konsideruar si ndërhyrja e radhës e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Treni është ndalur në Rashkë, vetëm disa minuta nga hyrja në territorin e Kosovës. Pasagjerëve u është thënë se do të qëndronin 15 minuta atje, por mediat serbe shkruajnë se kur kanë kaluar më shumë se 1 orë e gjysmë, treni nuk ka lëvizur. Sipas mediave serbe, ndalimi ka ndodhur për shkak se ka dyshime se ka eksploziv në hekurudhë ku do kalonte treni.

18:35- KFOR-i do të ndalë trenin serb në drejtim të Mitrovicës

Burimet ndërkombëtare të Indeksonline kanë bërë të ditur se treni nuk do të lejohet të futet në territorin e Kosovës nga KFOR-i. KFOR-I sipas këtyre burimeve është i vëndosur në Jarinje dhe është në pritje të trenit të nisur nga Serbia për ta ndaluar hyrjen e tij në Kosovë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj është e vendosur për të reaguar në lidhje me këtë çështje.

18:34- Thaçi urdhëron ndalimin e trenit serb, Mustafa mbledh qeverinë 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Express se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Ai ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se beson në autoritet e Kosovës se do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, forca të mëdha të policisë së Kosovës janë vendosur tek hekurudha në drejtim të Mitrovicës.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka urdhëruar mbledhjen urgjente të qeverisë së tij rreth rastit. Treni nuk ka mbërritur ende në Mitrovicë. Kryemministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në lidhje me trajtimin e arritjes së trenit në Mitrovicë. 

Zjarr Tv Ad