Kreu i PD Sali Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit.
Berisha e ka cilësuar qeverinë Rama si klanin mafioz më të rrezikshëm të Europës.
“70 mln euro, janë blerë makineri dhe vinça më ultra luksozë për të përmbushur detyrimet dhe për të funksionuar me kapacitet të plotë. Edi Rama me zonjën Balluku të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe shpallin përvetësimin e saj. A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur një marrëveshje ti dëmton të 6 mld euro duke llogaritur ndërtimin e portit të ri , kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë.
Do të bëjmë betejën më të fuqishme ligjore dhe betejë më e fuqishme me protesta që nuk mund të kenë të ndalur. Në emër të çdo shqiptari që vendos të jetojë në këtë vend që po vuan dhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye, Aleksandër Vuçiç i jep një copë breg atij Alabbarit…Ndodh një nga aferat më korruptive. Nga 4 mln investohen 20 mln.
Por ky shkatërron portin , ky e merr për familjen e tij. Kush mund të jetë tjetër…Kujt ia fsheh do emrin ai përveç vetes së tij. Ka një ligj kombëtar e ndërkombëtar transparenca, një detyrim marrëveshja e stabilizim asocimit në nenet e saj. E detyron atë të bëjë çdo transparencë, për çdo aksioner e pjesëtar. Këto fshihen sepse janë klani më mafioz i Europës, klani Rama. Ky është një hajdut dhe gojën e ndyrë e përdor për të mbuluar vjedhjen e tij”, tha Berisha.