Dështon “Pylli Orbital” i Bashkisë së Tiranës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar strategjia e kjo pranohet edhe nga vetë drejtoria zbatuese e tij në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës.

Ndërsa pranon mosrealizimin, Drejtoria e Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës, shprehet në një dokument zyrtar se arsyet lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje, çështjet e pronësisë. Vetë drejtoria arrin deri aty sa pranon edhe se plani për shtimin e siupërfaqeve të gjelbërta nuk po i përgjigjet ritmeve të rritjes së urbanizimit në kryeqytet, raporton Scan Tv.

“Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve, për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet, si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë ekonsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi.

Objektivat e tjerë të parashikuar në Planin e Veprimit që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbëra me gjithë fokusin e Bashkisë Tiranë rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme dhe në përgjigje të ritmeve të rritjes së urbanizimit” shkruhet në dokumentet e një tenderi që ka shpallur pikërisht për këtë qëllim Drejtoria e Gjelbërimit të Tiranës.

Projekti parashikonte mbjelljen e 2  milion pemëve dhe shtimin në kryeqytet të një sipërfaqeje pyjore 2 mijë e 563 hektarë.

Nbë këtë kuadër, Drejtoria e Gjelbërimit e kryeqytetit ka shpallur një tender me vlerë 300 milionë lekë për blerjen e 24 mijë e 623 pemëve dhe shkurreve dekorative që do të përdoren për këtë qëllim. Këto pemë parashikohet që të mbillen në 27 njësitë administrative të Tiranës.

Por kompania që do të shpallet fituese do të duhet që t’i magazinojë drurët në mënyrë që tërheqja e tyre të bëhet sipas një plani të përcaktuar mbjelljesh në sezonin e mbjelljeve.

Zjarr Tv Ad